Kërçova miqësohet me Shëngjinin dhe Gjakovën
Në komunën e Kërçovës ishin për vizitë ditën e sotme kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe kreu i Shëngjinit Salvador Kaçaj, të cilët janë pritur nga Fatmir Dehari.

Krerët e komunave kanë biseduar mes tyre për nismën e vëllazërimit dhe thellimin e bashkëpunimit në jetën ekonomike, kulturore dhe sportive të këtyre komunave.

Ndërsa kryebashkiaku Kaçaj krahas gatishmërisë për bashkëpunim ekonomik dhe vëllazërim doli me ftesë publike deri te dy kryetarët e komunave për të marrë pjesë më 10 qershor në Shëngjin kur edhe zyrtarisht hapen plazhet në këtë qytet detar të Shqipërisë./albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori