Kërçova kaq pranë BE-së!
Ndalesa e rradhës e përfaqësueve të Bashkimit Evropian për promovimin e projektit "Të njohim nga afër BE-në" ka qenë Kërçova.

Përfaqësuesit janë takuar me zyrtarët e Komunës së Kërçovës,ndërsa kanë vizituar edhe shkollën fillore Rexhë Rushit Zajazi.

“Jam shumë e lumtur që sot ndodhem në Kërçovë për të udhëhequr prezantimin e projektit të BE-së për t’u njohur nga afër me vendin dhe shkollat e këtij vendi. Gjithashtu ne do t’ju japim informacionet që ato duan për Bashkimin Evropian. Falënderoj komunën dhe të gjithë për pritjen që na bënë”, tha zëvendësambasadorja e BE-së, Kristin Vinterborn. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2013, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori