Kërcënon Erdogan: Kush prek myslimanët kthehet me arkivol
Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terroristChristchurch dhe thotë se kushdo që i shënjestron myslimanët në vendin e tij do të kthehet ‘në arkivole’, shkruan Daily Mail.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar një paralajmërim të rreptë për këdo që mendon të ndërhyjë në ndonjë shtet të besimit të tij për arsye anti-muslimane, pas sulmit terroristChristchurch.

“Kushdo që i shënjestron myslimanët turq do të kthehet pas ‘në arkivole’ ka deklaruar Erdogan sulmit terroristChristchurch. Ai iu referua betejës së Gallipolit në luftën e parë botërore kur nën flamurin britanik forcat aleate si Australia dhe Zelanda e Re u zbrapsën nga ushtritë osmane. “Gjyshërit tuaj erdhën, disa prej tyre u kthyen në arkivole. Nëse vini edhe ju si gjyshërit tuaj, ju siguroj që do të ikni si gjyshërit tuaj “, tha Presidenti Erdogan, njoftoi Hurriyet Daily Neës.

Ai tha se historia do të përsëritej nëse dikush do të qëndronte kundër ‘turqve, myslimanëve dhe të të shtypurve’.

Presidenti Erdogan po fliste të hënën në ceremoninë e hapjes së Muzeut të Trojës në Çanakala, një qytet në veriperëndim të Turqisë dhe iu lut Zelandës së Re për ta marrë çështjen ‘seriozisht’.
Shtuar më 19/03/2019, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori