Lajm i mirë nga OBSH: Deri më tani, asnjë vdekje nga varianti Omicron

Asnjë vdekje nuk është raportuar nga varianti i ri Omicron, pavarësisht faktit se deri më tani është identifikuar në 38 vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Australia janë vendet e fundit që kanë konfirmuar raste të mutacionit.

Në të njëjtën kohë, OBSH paralajmëroi se mund të duhen javë për të përcaktuar se sa ngjitës është varianti Omicron dhe nëse shkakton një sëmundje më serioze dhe sa efektive janë trajtimet dhe vaksinat.

“Ne do të marrim përgjigjet që na duhen të gjithëve”, tha drejtori i Menaxhimit të Emergjencave të OBSH-së, Michael Ryan.

OBSH tha dje se nuk kishte parë ende ndonjë vdekje të lidhur me llojin Omicron, por se mutacioni i ri po përhapet me shpejtësi duke çuar në paralajmërime se mund të shkaktojë më shumë se gjysmën e rasteve me Covid në Evropë në muajt e ardhshëm.


Shtuar 4.12.2021 16:40