Kërcënimet ndaj Izet Mexhitit, hetime ndaj një ish-ministri
Policia maqedonase në kuadër të aksionit për zbulimin e kërcënuesve të kryetarit të komunës Çair, Izet Mexhiti, është duke hetuar dyshimet për involvim të mundshëm në këtë rast edhe të një ish ministri.

Mësohet se nuk ka dëshmi konkrete për involvim të ish-ministrit, mirëpo hetimet bëhen vetëm në bazë të bisedave që ka zhvilluar policia me disa të punësuar të komunës, transmeton “Lajm”. Policia nuk ka vërtetuar këtë informacion. “Nuk mund të shpalosim detaje të reja sepse aksioni ende është në rrjedhë”, kanë thënë burime policore.

Nuk bëhet e ditur nëse bëhet fjalë për ish ministër shqiptar ose maqedonas. Sot paradite janë arrestuar personat që kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në mesin e të arrestuerëve është edhe Valon Bela i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grupin e 20 personave që kanë kërcënuar Izet Mexhitin.

Siç mësohet policia do të arrestojë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në grupin që kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Çairit. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori