Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka njoftuar se qytetarët kanë raportuar një sërë parregullsish gjatë procesit zgjedhor.
Deri në ora 13:00 është raportuar për agjitacion kërcënues drejtpërdrejtë ose
nëpërmjet rrjeteve sociale për të votuar parti të caktuar politike, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, janë ofruar kuponë për derivate, si dhe para për votë, ndërkaq ka patur tentim të votimit me letërnjoftim të pavlefshëm.
Sipas PTHP-së,
këto raste kanë ndodhur në Strumicë, Koçan dhe Shkup. Të gjitha
këto parregullsi janë raportuar
nëpërmjet postës elektronike të PTHP-së.
Shtuar më 15/07/2020,
ora 15:19