“Nafta” fut në sherr Ramën me qytetarin: Është luftë, duhen shtrënguar dhëmbët

Kryeministrti Edi Rama ka replikuar me një qytetar në faqen e tij në Facebook, për rritjen e çmimit të naftës.

Një qytetar i ka kërkuar Ramës të heqë taksën mbi karburantet dhe I kujton atij çmimet e naftës në vendet e rajonit.

Në përgjigje të komentit të qytetarit, Rama ka shkruar se Kosova, Maqedonia dhe vendet e tjera e kanë veç taksën e qarkullimit, ndërsa në vendin tonë sipas tij është brenda çmimit.

Kryeministri i kujton qytetarit gjithashtu, luftën, ndërsa thotë se duhet shtrënguar dhembët e ecur përpara.

Kujtojmë se çmimi i karburantit pësoi një rritje drastike dhe tregtohet sot në vend me 230 lekë për litër.

“Po energjinë elektrike ta rrisim siç kanë bërë Kosova dhe Maqedonia, se me taksat po e mbajmë pa e rritur?! Natyrisht jo, sepse ka një fije logjike e gjitha dhe po e përsëris edhe tjetrën, Kosova, Maqedonia e të tjerë e kane veç taksen e qarkullimit qe ne e kemi në çmim! Por mbi të gjitha është kohë lufte prej vërteti, prandaj duhen shtrënguar dhembet e ecur përpara, duke i lënë për ca me vonë ankesat sikur asgjë s’ka ndodhur!’, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 6.03.2022 20:39