Keni ardhur nga jashtë? Nuk ka më nevojë për karantinim shteteror
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë mbetur jashtë shtetit për shkak të bllokimit si pasojë e pandemisë Cvodi-19, do mund të kthehen, pa shkuar në karantinë, nëse kanë çertifikatë ku vërtetohet se kanë rezultuar negativ ndaj Covid-19, në test të kryer 3 ditët e fundit. Të njëjtit në vend të karantinësdetyrueshme shtetërore do të futen në vetizolimit të detyrueshëm shtëpiak.

Në vend të karantinësdetyrueshme shtetërore, do të përcaktohet izolimi i detyrueshëm shtëpiak edhe për shtetasit e huaj, për të cilët Shtabi i Përgjithshëm për Koordinim me Kriza vlerëson se paraqesin interes shtetëror ose ekonomik shkruan alsat.

Shtetasit e huaj duhet të paraqesin çertifikatë mjekësore ku dëshmohet se kanë rezultuar negativ në PCR-testin për koronavirus, të njëjtit detyrohen të respektojnë protokollet e Komisioni për Sëmundje Infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Shtuar më 23/05/2020, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori