E FUNDIT/ Eleminuan ish-policin Santiago Malko, ndalohet një person
Këndohet "Xhamadani vija vija" në ushtrinë e Zvicrës, por veprimi quhet skandal (VIDEO)

Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale në Zvicër, është shëndrruar në një lloj skandali.

Gjatë një udhëtimi me makinë, disa ushtarë zviceranë këndojnë “Xhamadani vija-vija”, që sipas mediave në Zvicër është himni jozyrtar i shqiptarëve, shkruan Indeksonline.

“Kënga ka të bëjë me unitetin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Të bashkuar me xhaketën, Xhamadan. Kënga është himni jo zyrtar i shqiptarëve”, thuhet në gazetën “Blick”.

Për këtë video, në ushtrinë e Zvicrës tani kanë nisur hetimet.

Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist, ka thënë se kanë nisur hetimet, por ende nuk ka asnjë informacion rreth qarkullimit të kësaj videoje.
Shtuar më 12/09/2019, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori