Kenan Iseni nga “Grupi i Kumanovës”: Policia po më torturon
Pushteti gjyqësor thekson se procesi për Lagjen e trimave do të përfundoje deri në fund të vitit kur edhe do të bëhen publike vendimet për 37 të akuzuarit. Këtë gjë e bazojnë në tempon e shpejtuar se si po realizohet procesi, pasi që këtij rasti iu shtuan edhe tetë të akuzuar për logjistikën e grupit të armatosur në Kumanovë.

Sipas Prokurorisë Publike, dëshmitë janë të shumta. Mësohet se për secilin të akuzuar individualisht kanë pasur dëshmi plus që janë siguruar përmes masave të veçanta hetuese. Për të gjitha dëshmitë mbrojtja nuk ka arritur që të mbledh dëshmi materiale, e as që të afroje dëshmi për ta dëshmuar gjendjen e kundërt prej aktakuzës. Asnjëri prej 37 të akuzuarve në procesin Lagja e trimave nuk ka propozuar dëshmitar të vet.

Dëshmitarët që i kishte prokuroria, si dhe ato identiteti i të cilëve ishte i mbrojtur, midis të cilëve edhe polic dhe përfaqësues të forcave të sigurimit, në seancat kaluara ishin të fshehur për opinionin.

Gjykatësja Verka Petkovska, në vazhdim të gjykimit lexoi rrëfimet e dëshmitarëve, para se të bashkohen dy lëndët në këtë lëndë.
Para se të nis me leximin e rrëfimeve, nga banka e të akuzuarit u çua i akuzuari Kenan Iseni i cili u ankua te gjykatësja se secilën herë kur e sjellin për gjykim, atë jo vetëm policia e burgut, por edhe policia e rregullt e rrahin.

“Në burg gjatë marrjes më torturuan përfaqësuesit e Njësisë Speciale. Me grushtuan dhe shkelën. Gjashtë herë mi kanë ngritur duart e lidhur prej mbrapa”, deklaroi Iseni. Pas tij për tortura të njëjta u ankua edhe një i akuzuar, pas së cilës gjykatësja Petkovska i premtoi se do të paraqitet te drejtori i burgut për të kontrolluar për sjelljen e policisë.

Në seancën paraprake, një pjesë nga të akuzuarit thonin se më së paku gjashtë ditë kanë qenë në lagje dhe se askush nuk ka pasur kundër prezencës së tyre.

Në të gjitha rrëfimet e dëshmitarëve që jetojnë në Lagjen e trimave ekzistojnë tre elemente të përbashkëta. E para, askush prej tyre nuk ka parë persona të panjohur, të gjithë në natën e 8 majit kanë qenë në shtëpi duke fjetur, ndërsa në orën 5 në mëngjes me 9 maj janë zgjuar me gjuajtjet e policisë.

Në pyetjen se prej ku e kanë ditur se ka gjuajtur policia dhe jo dikush tjetër, të gjithë janë përgjigjur se ashtu iu është dukur, pasi që ato ia kanë thyer dyert. Të gjithë dëshmitarët kanë vërtetuar se janë rrahur ose torturuar nga policia. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori