VMRO-DPMNE-ja përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se kreu i parlamentit Talat
Xhaferi është
zgjedhur në mënyrë të paligjshme, dhe se Zoran Zaevi ka vendosur ta fshehë programin dhe biografinë e kandidatëve për ministër.
"Ranë në ujë njoftimet për transparencë dhe raporti i LSDM dhe koalicioneve të partnerëve nga shumica e
zgjedhur. LSDM-ja për herë të dytë redukton dhe degradon Kuvendin e Maqedonisë brenda një muaji.
LSDM-ja e ka shkelur Kushtetutën, rregulloren për punë të
Kuvendit dhe Ligjin për Kuvend ku dhunshëm dhe në mënyrë ilegale ka
zgjedhur Talat Xhaferin si kreun e
Kuvendit", thuhet në deklaratën e VMRO-së. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2017,
ora 13:10