Kekenovski: VMRO po mundohet t’i shtyjë qytetarët në luftë vëllavrasëse
Profesori Jove Kekenovski i vlerëson si monstruoze deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili POROSITI komitetet komunale partiake që të dalin në mbrojtje të interesave kombëtare.

“Kjo është edhe një dëshmi se klika e kriminalizuar partiake e OBRM-PDUKM-së udhëheqë një politikë monstruoze ku përpiqet shkaku i mbrojtjes personale t’i përziej qytetarët e Maqedonisë në luftë vëllavrasëse. Absolutisht nuk bëhet fjalë për atë se është shkelur vullneti i qytetarëve të Maqedonisë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve janë deklaruar kundër një politike të tillë të udhëhequr nga kryesia partiake e OBRM-PDUKM-së gjatë këtyre 10 viteve”, deklaroi për Alsat-M profesori Jove Kekenovski. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 21:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori