KE publikon sot raportin për Maqedoninë
Pëlqej
Komisioni Evropian do të publikojë sot raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2010. Sipas paralajmërimeve nga Brukseli dhe pritjet e autoriteteve të Maqedonisë, raporti përgjithësisht do të jetë pozitiv dhe do ta vlerësojë progresin që ka bërë vendi, por edhe fushat ku ende nuk ka përparimin e duhur.

Në dokument, prej të cilit të premten disa pjesë i publikoi BE-observer, do të vlerësohet se Maqedonia vazhdon me plotësimin e kritereve politike, por duhet që të bëjë progres plotësues lidhur me dialogun midis aktorëve politikë, reformave në gjyqësi dhe në administratën shtetërore, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e klimës së biznesit dhe lirive të shprehjes.

Komisioni evropian mbetet në rekomandimin e vjetshëm për hapjen e negociatave hyrëse me Maqedoninë për anëtarësim në BE.

Komisioni vlerëson se sivjet, përgjithësisht, ka progres në vendet kandidate anëtare në BE, por se është vërejtur edhe ngadalësimi i një pjese të reformave. Fokusi duhet të vendoset në qeverisjen e mirë. Përmirësimin e mbizotërimit të drejtësisë, përshpejtimin e reformave ekonomike dhe rritjen e kapaciteteve për implementimin e legjislaturës evropiane.
Shtuar më 09/11/2010, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori