KE nuk planifikon rivendosjen e regjimit të vizave
Pëlqej
Komisioni Evropian ka përgënjeshtruar zërat për mundësinë e rivendosjes së regjimit të vizave, në rast se nuk do të respektohet procesi i liberalizimit nga qytetarët e vendeveBallkanit Perëndimor.

Kjo është kumtuar nga ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të KE-së në forum që përfundoi dje në Bruksel me temën “Ballkani Perëndimor dhe BE”.

Zyrtarët e lartë evropian kanë përjashtuar zërat e disa mediave evropiane se mund të rivendoset regjimi i vizave. Gazeta çeke “Tiden” ditë më parë ka shkruar se KE po shqyrton mundësinë e rikthimit të vizave, për shkak të flukseve të vazhdueshme të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të BE-së, për kërkesat për azil.

“Ka një zhvillim pozitiv, mirëpo megjithatë duhet të shqyrtohet problemi i migrimit ilegal. Kemi kërkuar monitorim dhe mekanizma preventive edhe nga të gjitha shtetet që përfituan liberalizimin e vizave”, theksoi ministri i Drejtësisë i Belgjikës, Stefan de Klerk.

Qytetarët e BE-së janë të shqetësuar nga vala e shtuar e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të tyre, të cilët kërkojnë strehim azili ekonomik dhe social.
Shtuar më 25/11/2010, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori