Komisioni Evropian (KE) njëherë do t'i presë vlerësimet e
misionit OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale në Maqedoni, ndërsa më pastaj do të shpalosë komentin dhe vlerësimet, paralajëmroi Peter
Stano, zëdhënësi eurokomisarit për zgjerim Stefan Fyle, raporton Mia.
"Komisioni Evropian do të shpalosë komentet tek pasi të bëhen zyrtare
rezultatet dhe të shohim vlerësimin e
misionit OSBE/ODIHR", ka thënë eurodiplomati
Stano. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2013,
ora 14:22