KE: Maqedonia po fundoset nga administrata e fryrë
Komisioni Evropian ka kërkuar nga Maqedonia marrjen e reformave në administratën maqedonase duke kërkuar uljen e numrit të punonjësve. Në raportin e fundit të KE konstaohet një administratë e "fryrë" nga miliatantët partiakë.


Sa i përket numrit të përgjithshëm të të punësuarve në administratën shtetërore qarkullojnë shifra të ndryshme. Ministri i Administratës, Ivo Ivanovski ka theksuar se numri i përgjithshëm i të punësuarve në administratën shtetërore është 118 mijë vetë.

Sipas "AS" një nga revistat ekonomike "Kapital" nxjerr një shifër prej rreth 140 mijë të punësuarish në administratë. Maqedonia konsiderohet si vendi me administratë më të stërngarkuar në dallim nga vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, duke marrë parasysh numrin e popullësisë. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2012, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori