KE konfirmon vlerësimin e shpallur dje për zgjedhjet
Maja Kocijancic
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, ka konfirmuar vlerësimin e shpallur mbrëmë nga ana e ambasadorit amerikan, Jess Baily, në emër të BE-së dhe SHBA-ve.

Në konferencën për shtyp, Kocijançiç vërtetoi se, ka patur përparim në plotësimin e një pjese të madhe të detyrimeve të dala nga Marrëveshja e Përzhinos, megjithatë ajo theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme për Brukselin që të pranojë se janë plotësuar kushtet për zgjedhje të besueshme.

Më tej, zëdhënësja e KE-së deklaroi se, janë të nevojshme tentativat serioze nga të gjitha palët për të siguruar kushte më të volitshme për proces zgjedhor të besueshëm, ku të gjithë qytetarët dhe partitë lirshëm do të marrin pjesë. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2016, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori