KBM: Largoni shqiptarët nga Akademia Ushtarake
Kongresi Botëror Maqedonas i drejtuar nga Todor Petrov që është në koalicion me partinë VMRO DPMNE ka kërkuar nga qeveria që të anulojë regjistrimin e kandidatëve të rinj në Akademinë Ushtarake në Shkup.

Todorovit nuk i ka pëlqyer ky regjistrim për shkak se nga ana e ministrisë së mbrojtjes është kërkuar që në regjistrim të kihet parasysh përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve. KBM ankohet se disa kandidatë maqedonas me rezultate më të larta kanë mbetur pa u regjistruar në Akademinë Ushtarake, ndërkaq shqiptarët me rezultate më të dobëta janë pranuar, njofton Zhurnal.

Inati i KBM-së shkon aq larg sa shpreh nacionalizmin dhe politikën anti shqiptare ku thekson se shqiptarët në Maqedoni nuk janë as 15 për qind e popullatës.

"Ligji për Akademinë ushtarake nuk thekson se sa kandidatë nga bashkësitë etnike duhet të pranohen, por përfaqësimi i drejtë ka të bëjë me rezultatet e regjistrimit të popullsisë pa diskriminim, kurse numri i shqiptarëve në Maqedoni gjithsesi se nuk është 50 për qind, por më së shumti 15 %", thuhet në komunikatën e KBM-së. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2012, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori