Kazinot, sëmundjet shkatëruese të shoqërisë në Tetovë
Në Tetovën e dy universiteteve, në Tetovën e çerdheve të partive politike sot në mënyrë legale me amimin e shtetit funksionojnë rreth 100 kazino, dyfish më shumë bastore, të vendosura vend e pa vend, afër shkollave, institucioneve shtetërore, në zemër të qytetit duke zaptuar lokalet më atraktive dhe gjithmonë të gatshëm për të paguar qirra të majme.

Për fenomenin e lojrave të fatit për çdo ditë flitet në opinion, hoxhallarët nëpër xhami, psikologët nëpër tribuna të ndryshme, arsimtarët nëpër shkolla, por gjendja nuk ndryshon.

Qeveria edhe pse ka përpiluar një propozim ligj që në lexim të parë nuk zgjedh këtë problem ashtu siç pritet nga qytetarët, ajo ka hasur në lavirintet e kuvendit dhe nuk po miratohet. Shumë familje janë shkatërruar, shumë martesa kanë marrë fund, disa të tjerë përfundojnë nëpër spitale kurse fatkeqësisht kemi shënuar edhe raste tragjike, kur nga stresi si pasojë kanë gjetur edhe vdekjen brenda apo në prag të dyerve të “fatit”.

Kazino dhe bastore sportive ka edhe në vende të tjera, bile edhe në vende me ekonomie të zhvilluara perendimore, por atje kazinot janë të përcaktuara se ku mund të hapen. Përgjegjësinë më të madhe për këtë fenomen në Tetovë e mbajnë institucionet shtetërore, si ato qeveritare ashtu edhe ato lokale. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 20:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori