Katimerini: Shkupi dhe Amfipolis
Pëlqej
Mediat greke dhe ekspertët në Greqi nuk pushojnë së lidhuri varrin në Amfipolis me marrëdhëniet me Maqedoninë.

Ata kanë thënë se zbulimi në këtë varr do të tregojë njëherë e përgjithmonë "karakterin grek të Maqedonisë".

Komenti i fundit është publikuar nga e përditshmja kombëtare helene "Katimerini".

Në faqet e gazetës në fjalë thuhet se “qëndrimi zyrtar i Greqisë për rezultatet duhet të jetë në kundërshtim të plotë me hiperbolën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe përjekjet që të krijohet ‘vetëdije artificiale maqedonase’”.

Ja çfarë shkruan "Katimerini"

Fillimisht shkrimi niset me fjalimin e kryeministrit të Greqisë, Andonis Samaras, në samitin e NATO-s.

“Kolegë dhe liderë të nderuar të Aleancës, para se të bisedojmë me rolin e Greqisë në ngjarjet aktuale, më lejoni që ta ndajë me ju lumturinë dhe kënaqësinë personale të gjeneruara në vendin tonë pas zbulimit të paradokohshëm të varrit të Aleksandrit të Madh në Amfipolis. Ngjarje kyçe në sferën e arkeologjisë ndërkombëtare. Unë guxoj të them se kjo është ngjarje me rëndësi të njëjtë për ne, anëtarët e Aleancës udhëheqëse mbrojtëse, duke pasur parasysh atë se Aleksandri i Madh mbetet pikë referuese për shumë nga komandantët e tanë ushtarak”, shkruan gazeta.

"Katimerini" shton se se në kohë kur partnerët dhe aleatët e Greqisë hapur e mbështesnin anëtarësimin e Maqedonisë në institcionet euroatlantike dhe përfaqësuesi i posaçëm i KB-së Methju Nimic i vazhdon përpjekjet e tij shumëvjeçare për zgjidhje të kontestit për emrin, “Greqia nuk i kufizon argumentet e saj të precedentit historik, por e thekson rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”,./albeu.com/

Shtuar më 17/08/2014, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori