Katica Janeva në gjendje të rëndë shëndetësore, mbrojtja kërkon heqjen e paraburgimit
Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e ish Prokurores Speciale, Katica Janeva, këtë e ka konfirmuar avokatja e saj Irena Fërçkovska.
Janeva e cila gjendet në paraburgim si e dyshuar në rastin “Reket”, është nën terapi mjekësore.

Avokatja e Janevës ka theksuar se do të kërkoj heqjen e masës së paraburgimit dhe t’i mundësohet që të mbrohet në liri, ndërkohë që si garanci do të ofrohet prona e sajë.

Portale në gjuhën maqedonase kanë publikuar një fotografi të ish-kryeprokurores Speciale, Katica Janeva, nga qelitë e Shutkës, ku ndodhet pas skandalit të madh “Reket”.

Ish-kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva, është vendosur në një repart të posaçëm në Shutkë, për shkak të sigurisë dhe gjendjes shëndetësore.

Këtë e bëri të ditur drejtori i burgut, Esad Rahiq, në një intervistë mediatike. Sipas tij, Janeva është vendosur në qeli vetëm me një femër tjetër, pavarësisht se në repartin femëror të Shutkës në një qeli janë vendosur deri me 6 persona.
Shtuar më 17/09/2019, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori