“Kathimerini”: Gruevski do të fitojë zgjedhjet
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot se kryeministri Nikolla Gruevski do të fitojë në zgjedhjet e paralajmëruara të parakohshme. Kjo gazetë shkruan se VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme, ndërsa ai do të vazhdojë me qëndrimet e pandryshuara lidhur me kontestin e emrit. Me këto pozicione, më tej shton gazeta, Maqedonia do të mbetet jashtë NATO-s dhe BE-së, ndërsa zgjidhja për kontestin e emrit do të shtyhet për 3-4 vjet.

Kathimerini” bazohet në anketat e fundit të publikuara lidhur me rejtingun e partisë së kryeministrit, mirëpo ajo vlerëson se fitorja e tij nuk do të ofrojë dalje nga problemet kritike me të cilat ballafaqohet vendi.

“Greqia nuk do të humbë asgjë në rast se do të shtyhet zgjidhja e emrit, por për Maqedoninë kjo do të nënkuptojë një varfëri dhe izolim të ri për 3-4 vitet e ardhshme. Gruevski ka ndërtuar qëndrimin e tij të bazuar në antikitetin dhe ai qëndrim do të mbetet i pandryshuar gjatë katër viteve të ardhshme të pushtetit të tij. Edhe përkundër porosive nga perëndimi, ai do të mbetet me orientimet e tij nacionaliste dhe do të vendos Aleksandrin e Madh në sheshin e Shkupit, në vend që vendi të shkojë përpara drejt integrimit në NATO dhe BE”, shkruan gazeta greke, duke shtuar se çështja e emrit do të jetë tema kryesore e fushatës parazgjedhore.

Sipas “Kathimerini” edhe në Greqi kriza po ndërmerr përmasa më të mëdha dhe vendi po ballafaqohet me kërcënim serioz të bankrotimit. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2011, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori