Katër viktima për një javë nga gripi në Maqedoninë e Veriut
12 vjeçarja nga Shkupi me paralizë celebrale si dhe 86 vjeçari po ashtu nga Shkupi janë dy viktimat e rradhës të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga gripi, shkruan Albeu.com

Vajza ka ndërruar jetë gjatë paradites së sotme në Klinikën e Fëmijëve në Shkup ndërkaq i moshuari i cili po ashtu ka qenë i prekur edhe nga sëmundje tjera, ka qenë I shtruar për disa ditë me rradhë në Klinikë për sëmundje Indektive në Shkup dhe vdekja e tij është konstatuar gjatë javës së shkuar.

"Sa I takon moshës, akoma më të përfaqësuar janë mosha e rritur, ajo prej 15 deri në 64 vjet, por sipas numrit të popullsisë më të përfaqësuar janë fëmijët, prej moshës 0 deri në 4 vjet dhe prej 5 deri në 9 vjet. Ajo që duhet të thuhet është se mosha mbi 65 vjet është faktori rreziku, imuniteti nuk është I njejtë sikurse tek të rinjtë prandaj ne rekomandojmë vaksinimin te personat e moshës mbi 65 vjet me qëllim të ndalohen sëmundjet ose format e rënda të gripi"- tha Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 3209 raste me grip dhe sëmundje të tjera të ngjashme, numër ky i cili është për 9% më i lartë krahasuar me javën e kaluar kur të prekur nga gripi kishte 2943.

"Ajo që është interesante dhe që duhet të theksohet është se gripi është akoma aktiv, në nivel të lartë. Javën e kaluar janë testuar 115 materiale për prezencë të gripit, prej të cilave 67 ishin positive, të gjithë me influencën A. Nga virusi influence A, më shumë se 90 % përfshihen në H1N1, të quajtur gripi pandemic ndërsa pjesa tjetër janë të virusit H3"- pohoi Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në fillim të muajit u regjistruan dy raste të cilët ndërruan jetë, tek njëri ishte konstuar gripi H1N1 i njohur si gripi i derrave dhe një rast tjetër me gripin pandemik H3N1. Ndërkohë, edhe si pasojë e fruthit u regjistruan viktima./albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori