Katër parti maqedonase formojnë koalicion për ndryshime dhe drejtësi
Disa parti të vogla maqedonase si FRODEM- Fronti për Maqedoni Demokratike, Lidhja Demokratike, MORO-Partia e Punës dhe DEMOS, kanë formuar “Koalicionin për Ndryshime dhe Drejtësi”.

Ky koalicion paraqet një bllok të ri politik i cili ka në fokus nxjerrjen e vendit nga kriza politike në të cilën aktualisht ndodhet. Kështu ka deklaruar Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë.

“Maqedonia ndodhet në një krizë jashtëzakonisht të rëndë, prandaj vlerësojmë se duhet të bashkohemi që së bashku të kërkojmë zgjidhje për dalje nga kjo krizë politike. Edhe më tej mbetemi në qëndrimin se nuk ka kushte elementare për mbajtjen e zgjedhjeve të lira demokratike dhe kredibile, prandaj i mbështesim protestat në Maqedoni”, tha më tej Pavle Trajanov nga LDM, shkruan Zhurnal.

Trajanov tha më tej se protestat duhet të vazhdojnë deri në tërheqjen e vendimit për falje dhe të shtyhen zgjedhjet, deklaroi Trajanov. Ndërsa Jove Kekenovski nga FRODEM deklaroi se qëllimi i këtij koalicioni është nevoja për të shpëtuar nga kjo errësirë e forcave politike.

“Maqedonisë i duhen politikanë të përgjegjshëm. Qëllimi jonë është një Maqedoni e drejtë, e liruar nga strukturat kriminale dhe profiterët partiak”, deklaroi Jove Kekenovski nga FRODEM.
Ndërkohë të njëjtat qëndrime paraqitën edhe Emil Atanasov nga DEMOS dhe Goran Zafirovski nga MORO- MORO- Partia e Punës./Albeu.com/
Shtuar më 08/05/2016, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori