Kate Byrnes, betohet si Ambasadore e re e SHBA-së në Shkup
Ambasadorja e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes, ne një ceremoni solemne në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve u betua si Ambasadore e re në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Philip Reeker theksoi se Byrnes do të udhëheqë një epokë të re të bashkëpunimit dypalësh si miq dhe aleatë të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin miqtë, familja dhe kolegët e ambasadores Byrnes dhe disa ish ambasadorë në Maqedoninë e Veriut.
Shtuar më 18/06/2019, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori