Kasapi maqedonas ngrihet mbi truallin e xhamisë
Pëlqej
Përmendorja e komitit maqedonas, i cili akuzohet se ka vrarë jomaqedonas, Andon Llazov Janevit - Qoseto është ngritur përpara trullit të gjykatave.

Ky trull ka qenë dikur pjesë e xhamisë Jelen Kapan, që ka funksionuar aty për rreth 500 vjet, deri sa ra tërmeti më 1963-shin.

Xhamia nuk është merementuar asnjëherë, por është rrënuar tërësisht në vitin 1970-të.

Gjatë ngritjes përmendores nuk janë respektuar as procedurat e domosdoshme për hulumtimet arkeologjike në vendin ku është ngritur përmendorja.

Ndërkohë edhe Bashkësia Fetare Islame ka mbyllur sytë para këtij keqpërdorimi të vakëfit, duke mos dalë as edhe me një reagim, qoftë verbal, kundër vendosjes së figurave kontroverse mbi vendin ku mbi 5 shekuj funksiononte xhamia Jelen Kapan, transmeton Alsat-M.

Paçka se ka patur protesta për të rikthyer xhaminë e Burmalisë, BFI-ja me shumë mundësi ka hequr dorë nga ky vakëf./albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori