Bien ndjeshëm rastet më Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 8 raste me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.418. Në total numri i rasteve aktive është 448.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës. Deri më sot 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 25.04.2022 15:01