Kasami takohet me Zhbogar, "BESA do të jetë opozitë konstruktive"
Pëlqej
Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputetët, Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli, është takuar me Ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

"Në këtë takim miqësor është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe funksionimi i punës së Parlamentit.

Z. Kasami e njoftoi z. Zhboagar për rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë konstruktive. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen", thuhet në njoftim.
Shtuar më 19/06/2017, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori