Karaxhovski zgjedh të enjten kryetarët e gjykatave
Pëlqej
Në axhendën e Këshillit Gjyqësor, të kryesuar nga Zoran Karaxhovski, të enjten do të jetë edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Gjykatës Themelore Shkup 1, të Gjykatës së Apelit në Shtip, si dhe të gjykatave themelore në Tetovë, Resnjë dhe Dibër.

Përveç zgjedhjes së kryetarit, të enjten Këshilli Gjyqësore do të zgjedhë edhe dy gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, katër në Shkup dhe një në Gjykatën e Apelit në Manastir.

Zgjedhja e kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve janë duke u zhvilluar paralelisht me njoftimet e Qeverisë për reforma në gjyqësor, sipas planit të veprimit 3-6-9, i cili parasheh që ndryshimet të fillojnë pikërisht në Këshillin Gjyqësor. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori