Alarmi për bombë në gjykatë, reagon policia

Policia ka reaguar në lidhje me alarmin se në një gjykatë në Tiranë është vendosur bombë. Në reagim thuhet se janë bërë kontrolle dhe rezulton se alarmi ka qenë i rremë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën  “Jordan Misja”.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.

Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.