Kaq raste të reja me fruth në Gostivar
Përhapja e fruthit në mesin e popullatës nuk ndalet. Një epidemi u deklarua në të gjithë territorin e vendit dhe numri i pacientëve është vazhdimisht në rritje. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, në nivel shtetëror në periudhën nga 13 deri në 19 prill, u regjistruan 121 raste të reja të pacientëve të infektuar me fruth.

Në territorin e Gostivarit janë regjistruar katër raste të reja të fruthi, ku gjithsej numri shkon në njëzet, njofton Gostivarpress.

Sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në kopshtet e Gostivarit nuk marrin fëmijë që nuk janë të vaksinuar. Këto ditë, prindërve u është kërkuar të japin kartelat e vaksinimit për të konfirmuar se fëmijët që i kanë sjellë në çerdhe kanë marrë vaksinën.

Në ndërkohë, një kontroll i jashtëzakonshëm i kartelave të vaksinimit kryhet në shërbimet përkatëse. Sipas njoftimeve nga Ministritë e Shëndetësisë dhe Arsimit, vaksinimet në terren do të kryhen në shkolla nga java e ardhshme.

Numri total i të infektuarve me fruth në vend ka arritur në 1,060. Numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha mbi 30 vjet. Sipas statusit të vaksinës, 810 ose 75% e njerëzve të sëmurë janë të pa vaksinuar, të vaksinuar joplotësisht ose me status të panjohur të vaksinës. Nga personat e pa vaksinuar, 17% janë nën 12 muaj dhe nuk janë subjekt i vaksinimit, sipas Kalendarit të Imunizimit.
Shtuar më 20/04/2019, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori