Një person i armatosur me pistoletë, dje rreth orës 12 ka hyrë në ekspoziturat e Hallk Bank në Gostivar . Sipas të gjitha gjasave në vjedhje i ka ndihmuar së paku edhe një person
tjetër.
Sipas gjetjeve fillestare të hetimit të
cilën e bënë nga SPB Tetovë, një burrë i moshës së mesme me kapelë në kokë dhe i sulmuar me pistoletë ka hyrë në ekspoziturat në rrugën “Goce Dellçev”, në afërsi të qendrës së kulturës. Me pistoletë të drejtuar drejt njërit prej të punësuarve i është kërcënuar me jetë dhe ka marrë 1.300.000 denarë.
Pas grabitjes ai në shpejtësi është larguar dhe ka hyrë në një veturë të
cilën e voziste një person
tjetër.
Policia e Gostivarit ka dalë në vend ngjarje dhe po punon në zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorit të veprës.
Shtuar më 03/03/2018,
ora 16:05