Kaq muaj njihet patenta maqedonase në Gjermani
Pëlqej
Gjermania vazhdon të mos i njohë patentat e qytetarëve të Maqedonisë. Nga kjo më shumë dëmtohen ata që jetojnë dhe punojnë në federatën gjermane.

Në mesin e tyre është edhe një i ri nga Shkupi që jeton në Shtutgart. Ai tha se patentën e shoferit që e ka marrë në Maqedoni ka qenë e vlefshme vetëm në 6 muajt e parë të qëndrimit të tij në Gjermani.

“Tani unë kam probleme në punë për shkak të vozitjes, sepse tani nuk kam të drejtë të vozis dhe tani jam dy nivele më poshtë, në krahasim me sa kam qenë në fillim kur kam filluar të punoj”, tha Miftar Alimi.

Që të mos përballen me gjoba dhe pengesa në kryerjen e punëve të tyre, Alimi tregoi se shumë qytetarë të Maqedonisë marrin patentën e shoferit të shtetit gjerman dhe kanë hequr dorë nga pritja për njohje reciproke të lejeve, përcjell albinfo.ch.

Peticioni që u hap për t’i gjetur zgjidhje këtij problemi, përfundoi më 6 prill. U mblodhën 42 mijë nënshkrime. Nismëtarët e këtij peticioni tani kërkojnë takim me përfaqësues të MPB-së për të kërkuar përgjigje se ku ka ngecur problemi.

Për disa muaj me radhë, që kur “TV21 interesohet për këtë çështje, përgjigja e vetme që merr nga Ministria e Punëve të Brendshme është se procesi është në fazë finale.


Shtuar më 25/05/2018, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori