Benzema: Plotësova 3 ëndrra: bleva një shtëpi për nënën time, firmosa me Realin, fitova Topin e Artë

Karim Benzema tregoi se çfarë ëndrrash arriti të realizonte.

“Ishte sezoni im më i mirë sepse përfundova duke fituar Topin e Artë. E kam ëndërruar që nga fëmijëria. Ishte sezoni më i mirë i jetës sime.

Kam përmbushur tre ëndrra që kam pasur në jetën time: Bleva një shtëpi për nënën time, nënshkrova një kontratë me Real Madridin sepse ata janë klubi më i mirë në botë dhe e treta ishte fitimi i Topit të Artë. Jam shumë krenar për punën time”, ka thënë sulmuesi i Real Madridit.

Më 17 tetor, francezi fitoi Topin e Artë për herë të parë në karrierën e tij. /G.D abcnews.al/