Kaq është pjesëmarrja e votuesëve deri në orën 15:00
Pjesmarrja e votuesve deri në orën 15:00 ka arrit në 28.89%, nga 77.51% të vendvotimeve të përpunuara. Kjo sipas kreut të KSHZ-së, Oliver Derkovski do të thotë se kanë votuar 396 252 qytetarë nga gjithsej 1.808 131 sa kanë të drejtën e votës.

Megjithatë në sipas Derkovskit ende nuk kanë arritur të dhënat e vendvotimeve në Gazi Babë, Gostivar dhe Kriva Pallankë.

“Deri tani kanë arritur 8 ankesa të cilat nuk janë ankesa për çështje thelbësore të procesit zgjedhor. Më shumë janë persona që u kanë kaluar afatet e letërnjoftimeve. Prilepi është komuna ku ka dalje më të lartë me 43.85%, ndërsa Likova 9.75% shënon dalje më të ulët”, deklaroi Derkovski.
Shtuar më 21/04/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori