"Kapital": Hahn nuk është nxjerrë nga konteksti
Revista bullgare "Kapital" bën me dije se komisioneri Johannes Hahn nuk është nxjerrë nga konteksti dhe se me besueshmëri është përçuar deklarata e tij në opinion.

"Deklarata e Hahn është përçuar si duhet dhe nuk është nxjerrë nga konteksti. E dëgjova edhe njëherë incizimin dhe i verifikova vërejtjet dhe më pas kontaktova edhe me zëdhënësen Maja Kocijancic. Ajo nuk kishte vërejtje ndaj intervistës dhe tha se e njëjta është gabimisht e transmetuar nëpër mediat maqedonase" deklaroi për "Meta" Miroslava Gjurova, gazetarja qe ka bërë intervistën me Hahn.

Gjurova shton se, Hahn gjatë intervistës, kur ka folur për shtetin tonë, i ka përdorur të dy termet, referencën, por edhe emrin kushtetues.

"Kjo është çështje e ndjeshme. Intervista ishte e gjatë, kështu që komisioneri i ka përdorur të dy termet", tha Gjurova.

Kocijancic konfirmonte se, "Kapital" ka nxjerrë nga konteksti deklaratën e Hahn dhe se ai i mbetet deklaratës së tij të fundit se, angazhohet për zgjidhje konsensuale nga të gjitha partitë për datën e zgjedhjeve që të organizohen zgjedhje korrekte, në përputhje me standardet evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2016, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori