Kapet sasi droge në kufirin e Preshevës në autobusin e linjës Shkup – Dortmund
Pëlqej
Doganierët në bashkëpunim me policinë në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë zbuluar 2 kilogram mariuanë.

Droga është gjetur në autobusin me targa të Shkupit i cili po udhëtonte në relacion Shkup – Dortmund.

Gjatë kontrollimit të detajuar të autobusit dhe udhëtarëve, mbi një ulëse janë gjetur 2.249 gram marihuanë të paketura në 4 qese.

Pasi askush nuk ishte lajmëruar, dyshimi nga doganierët kishte rënë tek një udhëtar nga Prishtina i cili gjatë kontrollimit të dokumentave, ishte zbuluar se ka të falsifikuar pasaportën.

Udhëtari i dyshimtë dhe droga iu dorëzuan policisë për procedurë të mëtutjeshme. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2018, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori