Kapet një trafikant maqedonas në Beograd
Policia serbe në Beograd ka arrestuar një 54-vjeçar shtetas të Maqedonisë të Veriut në makinën e të cilit janë gjetur mbi 4 kilogram heroinë.

Ai është arrestuar së bashku me një shtetas të Ukrainës, me të cilin kanë qenë bashkë në një makinë audi a-6 me targa të Rumanisë.

Siç bën të ditur MPB e Serbisë, droga është gjetur në pjesën e brendshme të rrotave të makinës.

Të dyshuarve u është caktuar paraburgim prej 48 orë, pas çka me kallëzim penale do të nxirren para Prokurorisë Publike në Beograd.


Shtuar më 04/03/2019, ora 08:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori