Kapet një pedofil në Shkup, përdhunoi një të mitur
Pëlqej
Një shkupjan tridhjetë e shtatë vjeçar S.J. mbrëmë në Stacionin policor Strugë ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 15 në shtëpinë e F.N. në atë qytet ku qëndron bashkë me familjen e tij, shkupjani 39-vjeçar S.Xh. ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 15-vjeçare.

Nga ana e shërbimeve të policisë S.Xh. është gjetur dhe shoqëruar në Stacionin policor, me çka është konstatuar se kërkohet për të vuajtur dënimin me burg.

Njoftohet se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Shtuar më 10/08/2018, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori