Kapet me 114 kg marijuanë, arrestohet 66-vjeçari nga Maqedonia
Pëlqej
Një 66-vjeçar nga Maqedonia është arestuar në doganën e Kapshticës me 114 kilogramë marijuanë. Sipas policisë lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e pasme të fugonit me të cilin udhëtonte 66-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.


Marijuana ishte e ndarë në 104 pako, të mbështjella me letër natriban dhe është sekuestruar së bashku me fugonin transportues. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori