Kapen grabitësit e turistëve në Ohër
Pëlqej
Ndaj tre shtetasve, të gjithë nga Shkupi është ngritur precedent penal, pasi dyshohet se kanë kryer grabitje të rëndë me dhunë.

Personat e akuzuar janë M.M, 22-vjeç, T.E, 22-vjeç, dhe M.M, 21-vjeç.

Sipas policisë, dy të paret akuzohen për vjedhje, ndërsa i treti për mbështetje logjistike.

Njëri nga të akuzuarit, pavarësisht se ndodhej nën masën e "arrestit shtëpiak", ai ka lënë shtëpinë dhe ka vjedhur sende me vlerë në Ohër, mes të cilave stoli ari, para, aparate etj.

Në plazhin e njohur të Ohrit “Acapulco”, duke shfrytëzuar pakujdesinë e një shtetasi të huaj, ai ka vjedhur një çantë me para, një orë dore “Tag Hauer” dhe të tjera sende me vlerë.

Të tre personat do të përgjigjen përpara drejtësisë për gjithsej 12 vepra penale, pasi që kanë përfituar në mënyrë ilegale plot 3.000 euro. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori