Kapen 8 klandestinë në rrugën Gjevgjeli-Shkup
Policia e Maqedonisë ka ndaluar 8 emigrantë, prej të cilëve pesë afganë dhe tre sirianë, mbrëmjen e djeshme në autostradën Gjevgjeli­Shkup në afërsi të fshatit Mërzenci pranë “Nënkalimit Mërzenci”.

Emigrantët janë gjetur në një automjet transportues “Mercedes” me regjistrim të Shkupit, i drejtuar nga shtetasi K.M, i datëlindjes 1976 nga Kavadari.

Sipas policisë është arrestuar K.M, dhe dorëzuar në rajonin e Gjevgjelisë, ndërsa shtetasit e huaj sot do të dorëzohen në Qendrën për pranimin e të huajve në Shkup.
Gjatë ditës së djeshme janë ndaluar edhe pesë emigrantë nga Siria në fshatin Lakavicë, rajoni i Shtipit.
Shtuar më 25/01/2015, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori