Kapen 300 kg drogë në Shkup
Sektori për Punë të Brendshme në Shkup pas urdhrit të marrë nga Gjykata ka kryer sot kontrolle në shtëpinë e një 30-vjeçari duke gjetur një sasi të madhe droge.

Sipas mediave maqedonase, droga ishte ndarë në 229 dhe pesha totale e saj shkonte afërsisht në 300 kg shkruan bw.

Autoritete menjëherë kanë marrë masa ligjore ndaj poseduesit të lëndës narkotikellojit marijuanë, ndërsa kanë nisur hetime për kapjen e personave të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Shtuar më 04/01/2019, ora 21:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori