Kanë paguar para për të më etiketuar si fashist, Hitler
Pëlqej
Nikolla Gruevski
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski hodhi kritika të ashpra ndaj udhëheqësisë së partisë opozita LSDM, e cila udhëhiqet nga veterani i politikës, Branko Cërvenkovski.

“Afera "Shpresa" tregon se për çfarë ekipi pashpresë bëhet fjalë dhe për njeri të pashpresë i cili e udhëheq atë, për njerëz të cilët kanë shpenzuar para të popullit, të cilët kanë shpenzuar mjete nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë që dikujt t'i paguajnë t'u tregojë si të blejnë gazetarë, të keqpërdorin organizata joqeveritare me qëllim që ta diskualifikojnë kundërshtarin politik, në këtë rast VMRO-DPMNE-në dhe mua personalisht, deklaroi kryeministri Gruevski.

Ai tha se lideri i opozitës Branko Cërvenkovski por edhe grupimi i tij politik kanë paguar para të majme për ta diskredituar personalitetin e tij.

"Kanë paguar para si t'i mësojnë të më quajnë fashist, Hitler, si të më nxijnë sa më shumë, të paguajnë ndonjë gazetar i cili do t'ju ndihmonte në errësimin tim dhe bashkëpunëtorëve të mi në Qeveri dhe në VMRO-DPMNE e gjithë kjo me para shtetërore. Kjo është dështuese për një njeri i cili aq vite ishte në politikë në Maqedoni, në krye të qeverisë, në krye të shtetit. Kjo edhe një herë e dëshmon mungesën e shpresës të këtij ekipi të LSDM-së", shtoi Gruevski. (ina)
Shtuar më 08/11/2010, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori