Kanë kaluar 18 vite, mbetet enigmë vrasja e 9 vjeçarit nga Veleshta
Ka shkuar në shkollë dhe kurrë më nuk është kthyer në shtëpi. 18 vjet familja Rexhi nga Veleshta e Strugës bredh nëpër institucionet për ta dëgjuar, por edhe dëshmuar për të vërtetën e vrasjes së djalit të tyre Aliut.

Në ditën fatale të 13 nëntorit 2001, ai ishte vetëm 9 vjeç. Ka qenë klasa e katërt. Të afërmit e tij tregojnë se çdo gjurmë ka humbur rreth orës 16 pas mbarimit të orëve të mësimit. Edhe pse gjithë natën kanë kërkuar në lumin lokal, trupin e kanë gjetur të nesërmen. Ata thonë se asnjë institucion i sistemit të drejtësisë tani më dy dekada nuk ka kryer asnjë hetim për këtë rast.

Familja thotë se nuk janë të kënaqur as me autopsinë e kryer të trupit që, sipas tyre, ishte e pakompletuar. Përveç shkaqeve të vdekjes, lëndimit të kokës, në dokumentin që e kanë marrë nuk është shënuar vendi dhe koha kur ka ndodhur vdekja, gjë që shkakton dyshime te ata.

Avokati i familjes thotë se ata kanë paraqitur një kërkesë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg me të cilën padisin shtetin duke kërkuar të përcaktohet përgjegjësi për veprim të parregullt dhe kompensim të dëmit. I gjithë rasti, thotë avokati, është ende në procedurë parahetimore në Ministrinë e Brendshme.

Bëhet fjalë për vdekjen e një fëmije në rrethana të dhunshme, që autoritetet kompetente disi e injorojnë. Që nga fillimi, kur është kërkuar një autopsi, kjo nuk është kompletuar. Nuk dihet lista e të dyshuarve, por nga policia janë marrë në pyetje vetëm persona për të përcaktuar identitetin e viktimës, dhe jo personi që ndoshta e ka bërë krimin. Familja e të ndjerit është përpjekur ta lëvizin procedurën duke propozuar dëshmitarë, duke theksuar që ata të dëgjohen si të mbrojtur në mënyrë që të mos i rrezikojnë ata. Në lidhje me këto kërkesa, Prokuroria nuk ka vepruar siç duhet- deklaroi avokati Mihail Kiçeec.

Avokati thotë se ata gjithashtu përgjigje se pse nuk veprohet mbi këtë rast kanë kërkuar në Ministrinë e Brendshme, pastaj në Prokurorinë Publike, por edhe deri te Avokati i Popullit. Përgjigje nuk kanë marrë nga askush. Nga Ministria e Brendshme për Alsat shkurtimisht thanë- do ta hulumtojnë rastin dhe do të informojnë në mënyrë adekuate, sepse, siç thonë, bëhet fjalë për rast që ka ndodhur gati 20 vjet më parë. /Alsat/
Shtuar më 15/06/2019, ora 19:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori