Kandidati për kryeprokuror premton zbardhjen e "27 prillit"
Pëlqej
Kandidati për prokuror të ri të Maqedonisë Lubomir Joveski, në një deklaratë për "Zërin e Amerikës" në gjuhën maqedonase, u shpreh se një nga detyratse njëra nga detyrat më të rëndësishme që do t'i japë zgjidhje është zbardhja e sulmit në Kuvend më 27 prill.

"Nëse zgjedhem për prokuror shtetëror, për këto raste do të kërkojmë referim për veprimtari të deritanishme. Të jeni të sigurt se edhe ato raste do të hetohen në mënyrë jo-selektive. Këtë sigurisht do të jetë njëra ndër punët e para që do t’i bëj, pasi ta marrë funksionin, nëse zgjedhem, që të konstatohet e vërteta për 27 prillin dhe të gjenden autorët", thotë Joveski. /albeu.com/



Shtuar më 14/11/2017, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori