Kandidati i Lëvizjes BESA, Asaf Ademi bën thirrje për të mbështetur Arben Taravarin
Kandidati i Lëvizjes BESA në Gostivar, Asaf Ademi  ka bërë të ditur se do ta mbështesë Arben Taravarin në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se rezultati ishte larg pritshmërive, megjithatë është i gëzuar të mbijetoi fryma opozitare.

“Elhamdulilah, shumë mësime nxorra nga kjo sprovë, andaj siç e thashë edhe gjatë kampanjës, i ftoj simpatizantët që në rrethin e dytë ta votojnë Arben Taravarin e Ash-së”, ka shkruar Ademi.

Shtuar më 16/10/2017, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori