Kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Bogovinës prezantoi programin elektoral
Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Bogovinës, Berzah Bejtullau sot në një takim me gazetarë prezantoi programin e tij për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Ai theksoi se do të angazhohet për komunë urbane, mjedis të pastër, infrastrukturë moderne, rrugë të ndriçuara dhe kanalizime të sistemuara, turizëm të zhvilluar, shkallë e lartë e arsimit dhe kulturës, zhvillim të vazhdueshëm ekonomik me standard dhe cilësi të lartë të jetesës.

“Planet urbanistike, infrastruktura rrugore, infrastruktura shkollore, infrastruktura e sistemit të ujrave dhe kanalizimeve janë parakusht për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal. Në mënyrë të detajuar i kemi të parapara të gjitha projektet infrastrukturore edhe për vendbanimet tjera por unë këtu sonte para jush do të përmendi vetëm ato më kapitalet si:

Në sferën e infrastrukturës rrugore neve do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve dhe rrugicave lokale.

Do të intervenojmë në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimet Rakovec, Novosellë, ,Siniçan dhe në Kallnik. Në veçanti do të merremi me shtimin e sasisë së ujit për pije në vendbanimet Pallçisht, Kamjan,Pirok dhe Zherovjan.

Do të vazhdojmë me hapjen rrugëve të fushës në të gjitha vendbanimet, hapjen e kanaleve për ujitje me qëllim lehtësimin e punëve për bujqit.

Prioritet i yni do të jetë vazhdimi i ndërtimit të shtretërve të lumenjve ne Bogovinë, Pirok dhe në Pallçisht.

Rikonstruimi i rrugës Bogovinë –Novosellë, ndërtimi i rrugës Urviç-Jellovjan, ndërtimi i rrugës Ciflik –Kallnik.

Ndërtimi i rrugës Bogovinë –Sëllarcë, ndërtimi i rrugës lokale që lidh dy xhamitë e fshatit Kamjan, ndërtimi i rrugës ndër komunale Kamjan-Çellopek, ndërtimi i unazës dhe zgjerimi i urës në Kamjan”, tha Bejtullau.

Në sferën e infrastrukturës shkollore, shtoi ai, do të përfundojë objekti shkollor të Novosellës dhe Rakovecit. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2017, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori