Kandidatët në Strugë premtojnë rregullimin e pishinës së mbyllur
Pas Komunës së Tetovës dhe asaj të Çairit, për t’u përballur në "Debat Pernime" radhën e kanë kandidatët e Strugës.

Vetëm gjysmë kilometra nga zemra e Strugës, një pishinë e mbyllur që është lënë pas dore, tanimë është transformuar në “qendër” të shfrytëzuesve të drogës. Autoritetet komunale nuk kanë kompetenca, pasi që e njëjta i takon Agjencisë për Rini dhe Sport.

Gjendja është e tmerrshme dhe alarmante pasi që gjendet në pjesën e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci”, ndërkaq nuk ka kurrfarë rrethoje që nxënësit të mos kenë qasje.

Të tre kandidatët për kryetar të komunës premtuan se nëse vijnë në pushtet do ta zgjidhin çështjen e pishinës së mbyllur në qytetin e Strugës, për të cilën nuk ka kompetenca komuna. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2017, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori