KQZ konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Librazhdit

KQZ ka konfirmuar në detyrë kryetarin e bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra. Edhe ky vendim u mor me unanimitet.

Ata gjithashtu kanë rrëzuar me 5 vota pro kërkesën e Partisë Demokratike për ndalimin e ushtrimit të detyrës për kryetarin e bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme Agron Malaj, kryebashkiak i Matit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje.

Ai nuk e ka fshehur dënimin në formular, por sipas PD-së dënimi sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalon postin e kryetarit të bashkisë.


Shtuar 16.06.2020 10:25